Bekteshi: Do të kërkojmë të rishqyrtohet protokolli në pjesën e uljes së mysafirëve (VIDEO)


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha sot gjatë paraqitjes së tij në edicionin e lajmeve në televizionin Sitel, tha në bazë të Ligjit për veprimtari turistike dhe hotelierike, nuk ekziston ndonjë dispozitë, sipas të cilës pronarët, menaxherët dhe punonjësit në ambientet gastronomike kanë autorizim të identifikojnë mysafirët.

Ministria e Ekonomisë do të dërgoj letër deri tek Komisioni për Sëmundje Infektive për të shqyrtuar pjesën e protokollit për punën e objekteve gastronomike ku thuhet se sa njerëz mund të shërbehen në një tavolinë dhe nëse janë nga e njëjta familje apo jo.

Ministri theksoi se protokolli për punën dhe funksionimin e kafiterive, objekteve hotelierike dhe gastronomike ishte diskutuar disa herë me hotelierët që kishin vërejtje në këtë pjesë.

“Sa i përket dispozitave që dy ose katër persona mund të ulen në të njëjtën tavolinë, por nga e njëjta familje, unë mund të them vetëm atë që është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë. Sipas Ligjit për veprimtari turistike dhe hotelierike, kamerierët, menaxherët ose pronarët e objekteve gastronomike nuk kanë të drejtë të identifikojnë qytetarët, pra mysafirët. Kjo rregullohet me anë të Ligjit për Policinë, Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe vetëm zyrtarët mund të identifikojnë qytetarët, sipas kritereve të veçanta ”, deklaroi Bekteshi gjatë intervistës.

Ministri theksoi që protokolli i punës i objekteve hotelierike duhet të rishikohet edhe një herë në detaje nga Komisioni për sëmundje infektive.

“Ne si Ministri e Ekonomisë do t’i dërgojmë një letër Komisionit të Sëmundjeve Infektive, pasiqë kishim vërejtje edhe më parë, por tani edhe në ditën e parë në teren pas hapjes së objekteve të hotelierisë dhe gastronomisë, mund të shihet se protokolli është i vështirë për tu zbatuar edhe nga ana e hotelierëve por edhe nga të mysafirët. Ne sigurisht që do t’i kërkojmë Komisionit për Sëmundje Infektive që të rishqyrtojë këto dispozita në protokoll, në mënyrë që të mos ketë koncepte të gabuara që do të hutojnë si qytetarët, ashtu edhe hotelierët, ceku Bekteshi.

Sa i përket kontrolleve të inspektimit, ministri edhe një herë theksoi se inspektorët do të kenë rol edukativ në dhjetë ditët e para nga hyrja në fuqi e protokolleve të reja, d.m.th. ata do të edukojnë hotelierët dhe pronarët e lokaleve se si t’u përmbahen masave të mbrojtjes dhe nuk do të ndëshkojnë.

“Në momentin kur mbahet distanca fizike, në një tavolinë katër persona mund të ulen lirshëm, kjo edhe ishte njëra ndër vërejtjet e Ministrisë së Ekonomisë kur përgatiteshin protokollet, dhe ne e propozuam atë si kërkesë të Odave. Sidoqoftë, ky është një vendim i Komisionit për sëmundje infektive, ndërsa unë si Ministër i ekonomisë dhe si anëtar i Qeverisë do të jap gjithmonë rekomandimet, idetë dhe komentet tona si ministri kompetente në fushën e hotelierisë, por ne do të respektojmë vendimin përfundimtar nga Komisioni për sëmundje infektive për respektimin e të gjitha protokolleve të cilave u referohen sepse janë më kompetentët për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ”, theksoi Ministri.

https://www.facebook.com/MinisterKreshnikBekteshi/videos/4453279041364481/

Baby Boo