Bekim Saliu: “Po dëshmojmë se Kumanova është edhe e shqiptarëve, është bastion i rezistencës kombëtare”


Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës, nga radhët e opozitës shqiptare, Bekim Saliu nga Kumanova tha se ndryshimet e mëdha po vijnë shumë shpejtë.
“Po, po vijnë ditët më të mira për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për shkak se fitorja është e jona, fitorja është e pastër. Kjo fitore do të bëhet realitet jo vetëm në Kumanovë, por në çdo komunë ku jemi në garë”, tha Saliu nga Kumanova.

Saliu tha se Kumanova është edhe e shqiptarëve, është bastioni i rezistencës kombëtare.
“Në asnjë mënyrë nuk duhej të lëshojmë pragun e shtëpisë, pa dëshmuar se ka shqiptarë që e mbrojnë Kumanovën”, tha Saliu. Bekim Saliu tha se shqiptari e ka në traditë besnikërinë, mençurinë dhe trimërinë.
“Sonte i keni të gjitha këto tipare në mes nesh, si kandidatë edhe për këshilltarë. Nga 18 tetori ne do të bëhemi edhe nderi juaj. Besoj se kumanovarët dinë ta bëjnë dallimin e vërtetë”, deklaroi më tej Saliu.

Baby Boo