Bekim Sali: “Kërkova që Kosova të rishqyrtojë masat e vendosura”


Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali u shpreh se ka kontaktuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifit për masat e reja për hyrje në Kosovë.
Sali tregon se nuk mundi ta bind Latifin për t’i shfuqizuar masat, pasi siç tha, ato janë sjellë në pajtueshmëri me gjendjen epidemiologjike atje dhe të njëjtat Sali i arsyeton.

“Kolegut Latifi ia shpreha edhe brengën e qytetarëve të RMV që kanë lidhje familjare, biznesore, e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm, duke konstatuar bashkërisht se gjendje me pandeminë në vendet tona është gati e njëjtë, me mirëkuptim kërkova që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve por edhe të pengohet qarkullimi i tyre i lirë“, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani po ashtu i bëri thirrje ministrit Latifi të rishqyrtojë vendimin ku kërkohen tre doza për hyrje në Kosovë.
Kujtojmë se në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 254.857 raste, ndërsa prej tyre 226.409 janë shëruar dhe 8.198 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.250 raste aktive.

Baby Boo