Bekim Sali kërkon inspektim të trajtimit të hendbollistit kroat në klinikën e Shkupit


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se ka inicuar kontroll të jashtëzakonshëm në lidhje me trajtimin e henbollistit kroat Denis Tot, i cili ndërroi jetë dje në klinikat e Shkupit. Nga MSH thonë se kontrollin e jashtëzakonshëm do ta kryejë Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

“Lidhur me vdekjen e hendbollistit kroat Denis Tot, ministri i Shëndetësisë në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe Ligjin për inspektimin sanitar shëndetësor ka iniciuar Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor që të bëjë një inspektim të jashtëzakonshëm të procedurës për pranim dhe mjekim të hendbollistit të ri”.

“Me rastin e vdekjes së hendbollistit kroat të ndjerë para kohe, Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të tij!”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndryshe, sot nga Prokuroria njoftuan se pas autopsisë së bërë në trupin e hendbollistit, është konstatuar se ai ka vdekur nga dhuna, gjegjësisht ka pasur goditje në kokë. Ndërsa nga MPB më pas njoftuan se kanë siguruar incizime se si ka ndodhur rasti, dhe se dy persona janë arrestuar, ndërkaq edhe një tjetër është në arrati.

Baby Boo