Bekim Memeti: Pas Shipkovicës do të asfaltojmë shumë vendbanime shqiptare


Drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut Bekim MEMETI tha se së bashku me kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe drejtorin e Ndërmarrjes publike Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi e nisëm këtë projekt shumë të rëndësishëm për Malësinë e Tetovës, asfaltimin e rrugës prej Shipkovicë deri në Kodrën e Diellit.

Ai tha se nuk do të ndalet këtu por siç ka bërë deri tani në fokus janë shumë projekte tjera që do realizohen duke përfshirë rrugën Kumanovë Sopot, Gostivar Llakavicë, rrugën tranzit në Dibër etj.

Do kemi shumë aktivitete brenda këtij viti. Ai tha se është krenar për rrugën e Shipkovicë si vendi i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në konfliktin e vitit 2001 përcjellë Tetovasot.
Mmemedi i dërgoi një mesazh kryeministrit Albin Kurti që sa më shpejt të nisë procedurën për autostradën që lidh dy vendet tona.

Baby Boo