Bekim Jashari fton diasporën shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të REGJISTROHET


Kryetari i Komunës së Skenderajit, djalë i Hamëz Jasharit dhe nip i komandantit legjendar Adem Jashari i ka bërë thirrje DIASPORËS shqiptare të Maqedonisë së Verit që të regjistrohen sa më shumë me qëllim që të mësohet saktë numri i shqiptarëve që jetojnë në RMV.
Jashari gjithashtu ka thënë se shqiptarët tashmë duhet të vetëdijesohen dhe ta duan e ndihmojnë njëri tjetrin sa ma shumë.

“Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të Veriut të qelin sytë dhe veshët, le të regjistrohen sepse shqiptarët janë shumicë atje. Ka ardhur koha e shqiptarëve në Ballkan, u janë mohuar të drejtat shqiptarëve, si në Maqedoni të Veriut , si në Luginë dhe në mal të Zi, shumë nga ta nuk kanë pas të drejtë të votojnë, kështu që tani le të kryejn obligimin e vet, që për mua është moral, kombëtar dhe kushtetues me bë një gjë të tillë. Shqiptarët duhet të vetëdijesohemi të gjithë dhe ta duam e ndihmojmë njëri tjetrin sa ma shumë sepse jemi mu në emisionin e caktuar dhe me njeriun e caktuar që na tregon se sa duhet ta duam dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.”

Baby Boo