Bejta: “Zgjedhjet janë e mira e Demokracisë. Qytetarët vlerësojnë dhe vendosin”


Kandidati për kryetar komune në Gostivar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta, para pak çastesh ka realizuar të drejtën e votës.
Postimi i plotë i Bejtës:

“Sot vendoset për katër vitet e ardhëshme se kush do të drejton me komunën e Gostivarit. Votuesit i dëgjuan programet zgjedhore dhe kanë dijeni per kandidatët që janë në garë. E dijnë se kush ka udhëhequr më mirë me komunën e Gostivarit dhe kush do ta drejton në katër vitet e ardhëshme në mënyrë më dinjitoze.
Zgjedhjet janë e mira e Demokracisë. Qytetarët vlerësojnë dhe vendosin. Uroj te kemi ditë të qetë zgjedhore dhe përmes votës së lirë qytetarët të vendosin me votën e tyre se kush do ta drejton komunen në kater vitet e ardhëshme. Ju faleminderit!”

Baby Boo