Bejta: Për mua më i rëndësishëm është Gostivari sesa karriera politike


Kandidati nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta pas humbjes në komunën e Gostivarit është deklaruar në “Facebook” duke falënderuar qytetarët për besimin ndaj tij, si në rrethin e parë ashtu edhe në rreth të dytë.
“Uroj nga zemra dhe shpirti që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhëshme”, shkruan Bejta.

Ai shton se për ata më i rëndësishëm është qyteti se sa karriera politike.
“Për ne, kujdesi për Gostivarin tonë nuk do të ndalon kurrë. Ju faleminderit edhe njëherë”, shton Bejta.

Baby Boo