Bejta: Janë pjekur të gjitha kushtet që Maqedonia e Veriut të ketë kryeministër shqiptar


Janë pjekur të gjitha kushtet që Maqedonia e Veriut të ketë kryeministër shqiptar. Kështu ka deklaruar nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta sipas të cilit pavarësisht që disa subjekte politike e kundërshtojnë këtë ide, atë e mundëson Kushtetuta dhe ligjet në vendin tonë.

Bejta tha se BDI nuk sheh problem në ndryshimin e vogël brenda disa ditësh për të pasur një proces gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrje të të gjitha palëve. Ai tha se data e zgjedhjeve duhet të vijë me një konsensus mes të gjitha partive.

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas rregullores ligjore, duhet të vazhdohen veprimet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse zgjedhjet mbahen më 5 korrik, sipas afateve, sot duhet të fillojë fushata zgjedhore, përkatësisht 20 ditë para ditës së votimit. Qeveria tashmë u dha udhëzime institucioneve kompetente për vazhdim të procesit zgjedhor, i cili ishte ndërprerë për shkak të korona – krizës dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha udhëzimet qeveritare parashikojnë përgatitje për zgjedhje më 5 korrik. LSDM-ja qeveritare dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe krahas takimeve të liderëve partiak, ende nuk mund të harmonizohen për datën e zgjedhjeve.

Baby Boo