Bejli: Jam optimist për të ardhmen e Maqedonisë


Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, gjatë promovimit të gjeneratës së 14-të të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), tha se është optimist për të ardhmen e UEJL-së dhe Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Ky është fillim i ri i Universitetit pasi që profesor Abudlmenaf Bexheti do ta merr funksionin rektor, ndërkaq profesori Zamir Dika do të fillojë faza e re në karrierën e tij të theksuar. Në përgjithësi, ky është moment i fillimeve të reja për Republikën e Maqedonisë, pasi që kryeministrat Zaev dhe Cipras do të takohen në Prespë që ta nënshkruajnë marrëveshjen për kontestin për emrin që e ka penguar zhvillimin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së. Unë jam optimist për të ardhmen e UEJL-së dhe të Maqedonisë si vend”, theksoi Bejli.

Baby Boo