‘Bëj qejf me lekët tona’, ndjekësit thumbojnë keq Arminën (FOTO)


Armina Mevlani, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është një nga blogeret më të ndjekura dhe të komentuara në vend.

Pavarësisht komenteve pozitive, ka dhe nga ata ndjekës që e thumbojnë pas fotove me marka të shtrenjta.

Së fundmi një prej tyre i ka shkruar Arminës në foton e sapo publikuar “bëj qejf me lekët tona”, ndërsa dhe përgjigja e saj nuk ka munguar.

“Atëherë po ju kthej përgjigje për mirësjellje dhe për t`ju sqaruar, sepse nuk kam asnjë detyrim. Puna ime është të reklamoj firma, evente apo sjellje të reja në industrinë e modës, si e tillë çdo udhëtim për mua është punë, e mbuluar nga firmat me të cilat bashkëpunoj”, ka shkruar Armina.

Baby Boo