Bëhuni gati për deti, Edi Rama po i hap kufijtë me Maqedoninë dhe Kosovën


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se Shqipëria më 1 qershor do t’i hap kufinjtë tokësorë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Rama shtoi se plazhet për turistët do të hapen 10 ditë më vonë, pra pas 10 qershorit.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës pushimet verore i kalojnë në bregdetin shqiptarë.

Por, jo vetëm shqiptarët, Shqipëria gjatë verës vizitohet edhe nga një pjesë e madhe e qytetarëve të rajonit dhe më gjërë.

Plazhet shqiptare do jenë të hapura, por do të ketë rregulla dhe kujdes të shtuar.

Baby Boo