Behrami i ‘godet’ në këtë mënyrë serbët


Valon Behrami i ka ‘goditur’ fort serbët me postimin e fundit në Instagram, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar e ka postuar një fotografi ku shihet duket festuar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë falë golave të dy bashkëkombësve të tij, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Dhe, mesazhi i tij ishte drejtuar kundërshtarëve, respektivisht serbëve.

“Sporti nganjëherë është më shumë se sport”, ka shkruar Behrami.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë kishte marrë kahje politike dhe kjo fitore, krahas aspektit sportiv, për shqiptarët po konsiderohet edhe si një fitore në aspektin politik ndaj serbëve.

Baby Boo