Behgjet Pacolli e shpall veten si politikani kosovar më i ndjekur në Facebook


Behgjet Pacolli ka thënë se është politikani kosovar që ka më së shumti ndjekës në Facebook.
Kreu i AKR-së këtë e ka cilësuar si nder, derisa ka thënë se gjithmonë vazhdon të jetë vetvetja.

Pacolli po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që e ndjekin dhe komunikojnë me të përmes rrjetit social Facebook.
“Të jesh politikani kosovar më i ndjekur në Facebook është një nder për mua. Unë jam mirënjohës për të gjithë ju që komunikoni me mua. Pavarësisht çfarë, vazhdoj gjithmonë të jam vetvetja: i thjeshtë, i sinqertë dhe komunikues me të gjithë. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje dhe fundjavë të këndshme!”, ka shkruar ai.

Baby Boo