Bëhet polic djali i deputetit të Maqedonisë së Veriut, ja cili


Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Zeqir Ramçiloviq ka njoftuar dje se djali i tij është një nga 590 policët e saporekrutuar. Ramçiloviq është një deputet i pavarur i cili vjen nga radhët e komuniteteve më të vogla etnike dhe njihet si një nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshime kushtetuese.

Pas votimit, Komiteti i Jashtëzakonshëm Ekzekutiv i partisë ka marrë vendim që deputetët e VMRO-DPMNE-së që kanë përkrahur ndryshimet kushtetuese të përjashtohen menjëherë nga partia, ndër ta ishte edhe Ramçiloviq./INA/

Baby Boo