Bëhet nënë Angela Martini, ajo s’ngeli shtatëzënë! (FOTO)


Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini ka befasuar të gjithë duke zbuluar se është bërë nënë për herë të parë. Përmes një postimi në Instagram që modelja ka bërë sot (e premte), njoftoi se ajo dhe partneri i saj janë bërë prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate.
Martini po ashtu ka zbuluar se gjininë e fëmijës është djalë, ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Kyree Martin Savulescu.

“Biri ynë Kyree Martini Savulescu, vazhdimësia e dashurisë sonë u lind dje me datë 2 dhjetor në Dallas. Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën e jashtëzakonshme të një surrogate. Ne gjithmonë do jemi mirënjohës për njeriun që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi. Mirë se vjen në botë, Kyree” – ka shkruar Angela në postimin e saj.

Të shumta kanë qenë urimet për çiftin nga ana e miqve dhe fansave të tyre, të cilët i uruar për fëmijën e tyre të parë.
Ndërkohë, kujtojmë që Angela dhe miliarderi rumun, Dragos Savulescu kurorizuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017.

https://www.instagram.com/p/CXB-OHEFYnR/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6bfb1288-cfe2-4572-833a-6e777aae779e

Baby Boo