Bëhet i ditur identiteti i tre të lënduarve në këmbimzjarrin në Tetovë

Përleshja e armatosur në Tetovë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “29 Nëntori”. Rasti në ora 02:20 është denoncuar në stacionin e policisë në Tetovë.

Baby Boo

Lëndime trupore nga pistoleta ka marrë 37 vjeçari S.K. dhe 26 vjeçari S.K., ndërsa 49 vjeçari M.A. Ka lëndime në kokë. Që të tre për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski për MIA-n deklaroi se menjëherë pas denoncimit në terren kanë dalë ekipet e SPB Tetovë dhe nga Prokuroria publike dhe se nga vendi i ngjarjes janë marrë një revole e tipit “zbroevka”, kornizë me tetë plumba dhe pesë gëzhoja. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet udhëtimi “mercedes” me targa të Tetovës.

Punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Restorant Lumare