Bëhet edhe më e madhe: Edhe The SUN shkruan për kërcënimet e Ragip Xhakës ndaj Zana Avdiut


Rasti mes babait të Granit Xhakës, Ragipit dhe aktivistes feministe, Zana Avdiu është bërë viral edhe në mediumet e njohura angleze. Së fundmi është tabloidi me miliona ndjekës “The Sun”, qa ka shkruar për debatin që kishin këta dy të fundit para disa ditëve, ku Xhaka e kërcënoi Avdiun.

“Babai i Granit Xhakës sulmoi një gazetare pasi ajo e kritikoi yllin e Arsenalit për gjestin e turpshëm”, shkroi mediumi britanik.
Si ishte situata?
E tëra nisi pasi Granit Xhaka në fitoren ndaj Serbisë, kapi organin gjenital duke iu drejtuar stolit të serbëve. Pas kësaj, Zana Avdiu duke e quajtur gjest të turpshëm dhe iu drejtuar si rrugaç. Kjo situatë nuk i pëlqeu aspak Ragip Xhakës, që u lidh drejtpërdrejt në “T7”, duke kërcënuar aktivisten.

“Zana Avdiut le t’i vjen turp. Turp le t’i vjen që e quan Xhakën rrugaç. Është e turpshme që ajo i del kundër shqiptarisë, nuk e di çka është sporti, e çka janë emocionet”
“Graniti është lënduar shumë nga këto njerëz si kjo zonja (Zana Avdiu). Nuk lëndohet nga kundërshtarët apo armiqtë, por në këso rastesh. Kemi mbi 20 mijë gra të dhunuara, ai është munduar t’iu tregojë të gjithëve në Angli se ata (serbët) kanë dhunuar gratë kosovarë, ndërsa kjo qohet edhe i thotë rrugaç. Ajo është rrugaçja, kërkoj falje për këto shprehje, por ajo duhet të ketë kujdes kur flet për familjen Xhaka”.

Lidhur me këtë reagoi menjëherë edhe Avdiu, duke i thënë: “Pse çfarë do të ndodh?”. Përgjigja e Ragipit ishte: “Ke kujdes shumë për familjen Xhaka që shkruan se do përgjigjesh në çdo mënyrë. Por, pastaj është shumë vonë. Ti nuk e di çfarë do të ndodh”.

Baby Boo