Bëhen të ditur kandidatët për deputetë nga Aleanca për Shqiptarët për Njësinë zgjedhore 6


Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë, i konfirmoi shtatë anëtarët, të cilët janë kandidatë potencialë për deputetë në kuadër të Njësisë zgjedhore 6 për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 prill.

“Vendimet janë marrë në seancën e sotme të Kuvendit të partisë në Tetovë”, kumtuan nga partia në profilin e tyre në Fejsbuk.

Dega tetovare e ASH-së për deputetë i propozon dr.Vullnet Feratin – nënkryetar i partisë, Arta Toçin – kryetare e organizatës së grave, Flakron Bexhetin – zëdhënës partiak, Altrim Mamutin – kryetar i degës së Tetovës, Adnan ⬡⬡⬡⬡n, Afije Jonuzin dhe Donika Bakiun nga forumi rinor i partisë.

Në Kuvend mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Baby Boo