Begaj: Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO


Presidenti Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike (NATO). Begaj gjatë një konference për medie, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Shqipëria do ta mbështesë vendin tonë në të gjithë organizmat ndërkombëtar.

“Shqipëria e mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se Aleanca mbetet një garancë e paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Begaj.
“Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtar dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, ishte vendim i duhur”, shtoi ai.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejt që ata duhet ta gëzojnë, si të gjithë qytetarët e rajonit”, përfundon Begaj.

Baby Boo