Befason Elmi Aziri: ASH-AAA është e gatshme të përkrahë Bilall Kasamin në Tetovë


Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në Click Plus ka bërë të ditur se koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është e gatshme të përkrahë kandidatin për kryetar të Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilall Kasamin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Kë do ta përkrahim ne, jo vetëm në Tetovë,… edhe në Tetovë, edhe në Bogovinë, edhe në Vrapçisht, edhe në Tearcë, sovrani, qytetari e ka dëshmuar dhe na e ka treguar rrugën se kush kë duhet ta përkrahë. Natyrisht, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si bllok opozitar ne jemi të gatshëm që ta përkrahim Bilall Kasamin në komunën e Tetovës. Po, po, është Bilall Kasami ai që duhet të vijë. Unë mendoj se Bilall Kasami, aq më tepër që është kryetar partie e ka vendin që të vijë për të kërkuar përkrahje, sepse Bilall Kasami është në garë ashtu siç kërkuam në rrethin e parë. Në këtë situatë kur kemi vetëm dy kandidatë, Bilall Kasami është e natyrshme që të hapë rrugën dhe të kërkojë përkrahje”, tha Aziri.

Baby Boo