Befason Bonaventura: Unë te Fiorentina, si Ibrahimovic te Milani


Ish-mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura, ka folur pas kalimit të tij te Fiorentina, ku u shpreh se e ka pranuar menjëherë ofertën e ekipit “Viola” dhe e sheh veten si Ibrahimovic te Milani.

“Kisha shumë oferta javët e fundit. Mora kohë për të vendosur për të ardhmen time dhe sapo mora ofertën e Fiorentinës pranova menjëherë, sepse besoj është klubi ideal për mua.

Kur mora propozimin e Fiorentinës, nuk e mendova gjatë. Nuk isha i mërzitur me Milanin që nuk më ofruan rinovimin, pasi e dija që në janar që do largohesha.

Ishte një largim shumë i natyrshëm. Jam këtu për të ndihmuar të rinjtë, pak a shumë si Ibrahimovic te Milani”, u shpreh Bonaventura.

Baby Boo