Befasohet edhe Pekini, kjo foto zbuloi sekretin e madh kinez


Vëzhguesit ushtarakë vunë re një pamje të rrallë në disa fotografi që qarkulluan këtë javë në internet.
Ata panë një nëndetëse kineze duke përdorur një bazë nëntokësore bërthamore në ishullin Hainan në Detin e Kinës së Jugut. Fotografitë satelitore duket se tregojnë nëndetësen kineze duke përdorur bazën nëntokësore.
Sateliti i kompanisë amerikane “Planet Labs” shkrepi rastësisht foto të momentit kur nëndetësja bërthamore kineze “T-093” ishte duke u futur nën bazën e saj detare “Yulin” në ishullin Hainan, 450 kilometra në jug-perëndim të Hong Kongut.

Kjo është nga rastet e rralla kur një satelit tregtar kap pamje të një rëndësie të tillë ushtarake, gjë e cila ka shkaktuar shqetësim edhe në Pekin.
Fillimisht pamjet u publikuan në rrjetet sociale duke marrë mjaft komente satirike, deri në momentin kur ato u analizuan nga ekspertë ushtarakë duke zbuluar se bëhej fjalë për pamje reale.

Baby Boo