Bedri Ajdari: “Në Maqedoni të dënon mafia, jo drejtësia” (VIDEO)


Bedri Ajdari, familjar i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, nuk është i habitur nga vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit, me të cilin hidhen poshtë ankesat e të akuzuarve dhe konfirmohen dënimet e shkallës së parë. Ajdari thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston shteti ligjor dhe se “këtu të dënon mafia dhe jo drejtësia”.

“Zyrtarisht nuk jam i informuar, por nëse lajmi është i vërtetë, mua aspak nuk më habit sepse kjo ka filluar të bëhet qesharake. Në Maskaradoni, nuk mund të thuash i besoj ligjit, mbështetem në ligj, por kjo veçmë e ka marrë epitetin si shtet maskara, nuk është shtet ligjor, shtet i së drejtës, shtet i cili i përfill ligjet e veta. Këtu tek ne nuk të dënon drejtësia por të dënon mafia”, tha mes tjerash Bedri Ajdari për gazetën LAJM.

Gjykata e Apelit në Shkup, të martën, konfirmoi dënimet e shkallës së parë për rastin “Monstra” duke hedhur poshtë ankesat e të akuzuarve. Apeli ka konfirmuar gjithashtu edhe vendimin për lirimin nga akuza e të akuzuarit Sami Luta. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, të cilët janë në arrati në Kosovë, bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë.

Baby Boo