Bedri Ajdari: “Mos prisni të vdesin njerëzit në burgje për të shprehur ngushëllime” (VIDEO)


“Mos prisni të vdesin njerëzit në burg për të shprehur ngushëllime, por bëni me kohë atë çfarë duhet që të mos sakrifikohen njerëz të pajfshëm”. Kjo ishte porosia që bëri Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” përcolli nga ceremonia e varrimit të Rexhail Qerimit, që u bë sot paradite në fshatin Opajë të Kumanovës.

“Fillimisht shpreh ngullëshime e mia për familjen Qerimi e cila ka vuajtur shumë dhe tani e ka përjetuar edhe vdekjen e Rexhailit. Vdekja është caktim i Zotit, por kushtet janë të tilla që na bëjnë të na dhimbsen jashtë mase. Duhet me prit me dekada një gjykim fer, drejtësi e cila në këto trojke ka kapluar shumë njerëz dhe shumë familje. Ne e dijë më së miri se edhe ne jemi në nivelin e tyre të vuajtjeve. Pra, kisha thënë mos prisni të vdes dikush për të shprehur ngushëllime por bëni atë çfarë mundeni me kohë e jo pasi të vdes”, tha Bedri Ajdari.

Baby Boo