Beatrix Ramosaj me të tjera fotografi atraktive nga pushimet – “Mos e shiko përshkrimin, më shiko mua”


Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është duke shijuar pushimet larg trojeve shqiptare.
Ajo së bashku me artisten tjetër, kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj, thuhet se si destinacion të radhës kanë zgjedhur Madridin, Spanjë.

Përkundër se nuk zbuluan më shumë për ndjekësit e tyre, vajzat po argëtohen në masë të madhe nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
Krijuesja e hitit “Faj” ka shpërndarë së fundmi disa fotografi të reja në Instagram, ku ka përfshirë momentet më të veçanta të këtyre pushimeve.

“Mos e shiko mbishkrimin më shiko mua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazheve.
Reagimet kanë qenë të shumta e nga më të ndryshmet nga fansat që numëron në Instagram.
Pushimet e Trixës vijnë pak javë pas ndarjes nga Donald Veshaj, me të cilin u njoh në shtëpinë e Big Brother VIP.
https://www.instagram.com/p/Ca6y_rMNCAd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=72066c0a-b880-4616-8f04-aeb8354df94c

Baby Boo