Beatrix Ramosaj: “Kam shtuar shumë në peshë, nuk di çfarë të bëj”


Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj tregoi rreth dy javë më parë, se ishte infektuar me COVID-19. Para disa ditësh, ajo doli nga karantina, por tashmë po përballet me një tjetër sfidë. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, se ka shtuar shumë në peshë, gjatë periudhës së izolimit, prej infektimit me COVID-19. Përmes një postimi në “Instastory” ditën e sotme, këngëtarja tha se ndihet e dëshpëruar, pasi gjatë kohës që po shërohej nga virusi ajo ka shtuar peshë dhe i duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendje që ishte më parë.

“Covid më ka bërë depresive duke shtuar peshë si e çmendur. Sot fillova palestrën përsëri dhe e shoh që do të jetë një rrugë e gjatë që të ndihem vetvetja sërish, por shëndeti vjen në radhë të parë. Hap pas hapi”, ka shkruar Beatrix.

Baby Boo