Beatrix anulon ftesën për të darkuar sonte në “Big Brother”, arsye shakatë e banorëve ku u përmend ajo dhe Bora Zemani


disa personazhe të njohura të artit dhe showbizit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Pikërisht Ermali, gjatë bisedës me banorët e ka thënë me shaka se ai dëshiron që Bora Zemani të jetë pjesë e serialit të tij, në sezonin e ri, madje sipas Ermalit, Bora do të shkonte çift me Ilirin në rolin e saj në serial.

Në bisedë me banorët e tjerë Ilirin, Arjolën, Donaldin, Ermali vazhdoi shakanë ku u përfshi edhe Donaldi.

“Duhet ta paguash mirë”, ishte deklarata e Donaldit me shaka drejt Ermalit, duke iu referuar Borës.

“Donaldi do të jetë vrasësi” tha Salsano për rolin e Donaldit në serial, duke vazhduar të qeshurat.

“Mbaron filmi dhe ky ka vrarë edhe Trixën”, vazhdoi Salsano.

“Por vetëm nëse paguhemi mirë” e tha në fund Donaldi.

Me tu thënë këto deklarata “Vëllau i madh” ka marrë masa të menjëhershme duke e nxjerrë Ermalin jashtë shtëpisë së BBV.

Për këtë gjë, Beatrix është prekur dhe ka refuzuar në moment të fundit të vijë e të hyjë në shtëpi të takojë Donaldin dhe banorët e tjerë.

Baby Boo