BE: Të pagjeturit do të jenë patjetër pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi


Që nga ardhja në pushtet, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se zgjidhja e fatit të personave të pagjetur nga lu*fta e viteve 98-99 është çështje kyçe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë fakt kryeministri e potencoi edhe në atë që u quajt “Samiti i Parisit” e që u zhvillua përmes videolidhjes më 10 korrik.

Në praninë e presidentit francez Emanuel Macron, kancelares gjermane Angela Merkel, përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për bisedimet Mirosllav Lajçak si dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq kryeministri Hoti tha se personat e zhdukur si dhe drejtësia për viktimat e dhu*nës janë shqetësimet kryesore në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Sipas Hotit marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke adresimin e çështjes të së pagjeturve dëmet e lu*ftës kthimin e dokumenteve kadastrale rregullimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve si dhe lidhjet infrastrukturore.

Se është bërë përparim në këtë çështje të ndjeshme derisa u zotua se marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfshijë me doemos edhe pikat për të pagjeturit, po thotë edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme duke zgjidhur të gjitha pyetjet e mbetura. Çështjet e personave të zhdukur, si dhe të personave të zhvendosur janë adresuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja që nga rifillimi i tij në korrik të vitit 2020. Është bërë përparim për të gjetur gjuhë të përbashkët për të dyja këto tema të ndjeshme dhe marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse do të përfshijë dispozita në lidhje me këto çështje. Bashkimi Europian inkurajon të dy palët të bashkëpunojnë më tej për të lehtësuar në mënyrë efektive procesin në vazhdim të identifikimit të vendeve, zhvarrosjen si dhe identifikimin e mbetjeve”, tha Stano.

Muajve të fundit ka pasur më pak gërmime në lokacione të dyshuara për varreza masive në Kosovë dhe Serbi. Gjatë vitit 2019, institucionet përkatëse kanë kryer gërmime në 26 lokacione brenda territorit të Kosovës. Aty dyshohej se kishte varreza masive. Gërmime u bënë edhe në Kampusin universitar në Prishtinë, të cilat përfunduan pa ndonjë gjetje.

Baby Boo