BE sanksione 6 firmave ruse


kimi Evropian (BE) ka shtuar në listën e sanksioneve gjashtë firma ruse të cilat kanë marrë pjesë në ndërtimin e urës së Kerçit e cila lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë të aneksuar në mënyrë ilegale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Evropian njoftoi është marrë vendimi për masa kufizuese ndaj gjashtë kompanive ruse për arsye se janë të përfshirë në veprime që kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Në deklaratën e këshillit thuhet se firmat kanë qenë të përfshira në ndërtimin e urës së Kerçit që lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë dhe se për shkak të veprimeve të këtyre firmave, Rusia ka rritur kontrollin në Gadishullin e Krimesë të aneksuar në mënyrë të paligjshme dhe ka dëmtuar pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Këshilli Evropian po ashtu ka theksuar se pasuritë e këtyre firmave në vendet e BE-së janë ngrirë dhe se firmave të tjera u është ndaluar furnizimi i resurseve financiare për firmën ruse.

Me këtë vendim, numri i personave që gjenden në listën e sanksioneve të BE-së dhe të cilëve u janë ngrirë pasuritë dhe u është ndaluar udhëtimi u rrit në 155, kurse ai i firmave në 44. Sanksionet e BE-së përfshijnë shumë zyrtarë të lartë rusë dhe separatistë.

Rusia më 18 mars 2014 aneksoi ilegalisht Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin Sevastopol. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe incidentet në lindje të Ukrainës, BE, SHBA dhe disa shtete kishin filluar të zbatojnë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

BE-ja për herë të parë vendimin për sanksione ekonomike ndaj Rusisë kishte marrë në vitin 2014. Në përputhje me sanksionet zgjatura, 28 shtete të BE-së nuk mund t’i shesin armë Rusisë. Me sanksionet kufizohet blerja e disa teknologjive në sektorët rus të naftës dhe gazit nga shtetet e BE-së. Gjithashtu bankat publike ruse përjashtohen nga sektori financiar evropian.

Baby Boo