BE ndihmon Maqedoninë e Veriut me 80 milionë euro për ballafaqim me krizën e COVID-19


Komisioni Evropian sot nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të hapë rrugën për pagesën e ndihmës makro-financiare prej 80 milion eurove.

Ky është memorandumi i parë i mirëkuptimit, i nënshkruar si pjesë e një pakete 3 miliardë eurosh të propozuar nga Komisioni për dhjetë vendet partnere të saj, fqinje por edhe kandidate në procesin e zgjerimit, që kanë për qëllim tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit. Sipas Komisionit Evropian, këto fonde do të jenë në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte shumë të favorshme.

“Fondet do të kontribuojnë në përmirësimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për shpërndarjen e burimeve për të zbutur pasojat serioze negative socio-ekonomike nga pandemia me coronavirus” thonë nga KE.
Programi për Maqedoninë e Veriut është në vlerë prej 160 milion euro. “Sot nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi me Maqedoninë e Veriut, duke hapur rrugën për pagesën e ndihmës financiare prej 80 milion eurosh” tha Komisioneri për Ekonomi Paolo Gentiloni.

Baby Boo