BE: Maqedonia do të fitojë datë edhe pa nënshkrimin e Ivanovit

Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han tha se është i bindur se vendet anëtare të BE-së do të japin dritë jeshile për fillimin e negociatave për Maqedoninë, transmeton DW.

Baby Boo

Marrëveshja mes dy kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, e cila do t’i jep fund çështjes së emrit dhe hapje të rrugës së politikës evropiane për zgjerim në rajon.

“Përfaqësuesit e vendeve më të vendosura anëtare të BE-së konstatuan se nëse zgjidhet çështja e emrit, kjo do të krijojë presion moral që ne të reagojmë” , tha Han.

Në KE vlerësojnë se marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës dhe hapat e ardhshëm rreth saj, kur dhe si do të realizohet, dhe në këtë drejtim vendet anëtare nuk do të duhet të dyshojnë në mundësinë e zbatimit të fjalëve në vepra.

Më tej thuhet se kundërshtimi i mëtejmë i presidentit Gjorge Ivanov që të nënshkruan marrëveshjen nuk do të ndikon në vendimin e BE-së për fillimin e negociatave.

Restorant Lumare