BE ju mundëson të rinjve të ushëtojnë falas nëpër Europë këtë verë


Bashkimi Europian do t’u mundësojë 15 000 të rinjve të moshës 18-vjeçare të udhëtojnë falas nëpër Europë këtë verë, në kuadër të një programi të quajtur “DiscoverEU”, njoftoi sot Komisioni Europian.

Iniciativa erdhi pas një propozimi të Parlamentit Europian me një buxhet prej 12 milionë eurosh në vitin 2018 për të financuar biletat e transportit. Programi do të hapet në qershor për aplikantët e moshës 18 vjeç dhe më 1 korrik nëpërmjet një faqeje në internet ”Portali europian i rinisë”.

Programi synon t’u ofrojë 15 000 të rinjve mundësinë për të udhëtuar nëpër Europë këtë verë për të zbuluar trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit, krijuar kontakte me persona të tjerë, për të mësuar rreth kulturave të tjera si dhe për të zbuluar atë që e bashkon Europën, njoftoi Komisioni Evopian në një deklaratë.

Kandidatët e përzgjedhur duhet të ndjekin një itinerar të paracaktuar, me tren, me autobus madje edhe me traget, ose avion në disa raste. Udhëtimi i tyre do të zgjasë deri në 30 ditë dhe do të përfshijë nga një deri në katër destinacione të huaja.

Juria ka përgjegjësinë për përzgjedhjen përfundimtare të 15 000 përfituesve të parë, ndërsa një valë e dytë e aplikimeve mund të hapet në gjashtëmujorin e dytë të vitit, nëse do të mbeten burime financiare.

Më shumë detaje rreth kësaj iniciative do të publikohen në mes të muajit maj në ”Portalin europian të rinisë”.

Baby Boo