BE-ja paralajmëron “AstraZeneca”-n për furnizimin me vaksina

A medical syringe and a vial in front of the AstraZeneca British biopharmaceutical company logo are seen in this creative photo taken on 18 November 2020. Pfizer and Biontech announced its conclude phase 3 study of COVID-19 vaccine candidate with 95% primary efficacy analysis, as media reported on 18 November 2020. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Drejtoresha e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Sandra Gallina tha se janë të gatshëm të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të siguruar furnizimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Gallina në Komitetin e Buxhetit të Parlamentit Evropian (PE) mbi marrëveshjet e parablerjes që BE-ja ka bërë me prodhuesit e vaksinave tha se BioNTech-Pfizer dhe Moderna po përmbushin angazhimet e tyre në kontratat e vaksinimit në një masë të madhe. Më tej ajo theksoi se kanë patur një “problem serioz” me AstraZeneca në lidhje me kontratën.

Duke kujtuar se vaksina AstraZeneca ishte preferuar sepse është më e volitshme, më e lehtë për t’u transferuar dhe do të ketë furnizim në gjysmën e parë të vitit, Gallina tha se nuk kanë marrë ende as një të katërtën e shumës së premtuar nga AstraZeneca.

“BE-ja do të marrë masa për këtë çështje. Ne planifikojmë të veprojmë pasi kjo nuk është një çështje që mund të neglizhohet”, tha ajo.
Gallina tha se AstraZeneca është e gatshme të përdor të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të siguruar vaksinat në BE.

Presidentja e KE-së, Urusla von der Leyen javën e kaluar tha se AstraZeneca duhet të sigurojë 90 milionë doza të vaksinës në tremujorin e parë, pastaj e ka ulur atë në 40 milionë doza dhe më pas në 30 milionë doza, në tremujorin e dytë në fillim u zotua të sigurojë 180 milionë doza ndërsa më pas ajo njoftoi se e kishte zvogëluar atë në 70 milionë doza.

Deri më tani BE-ja ka përfshirë opsionet për të blerë 600 milionë doza të vaksinës me BioNTech-Pfizer, 400 milionë me AstraZeneca, 300 milionë me Sanofi-GSK, 400 milionë me “Johnson&Johnson”, 405 milionë me CureVac dhe 460 milionë me Moderna.
Deri më tani, vaksinat e prodhuara nga kompanitë BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe “Johnson&Johnson” janë miratuar për përdorim në BE.

Baby Boo