BE-ja mbështet Greqinë në përpjekjet për ndaljen e migrantëve


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën shprehu mbështetje për përpjekjet e Greqisë që të ruaj kufijtë e saj, pasi mijëra migrantë nga Turqia po tentojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian.

“Situata në kufirin tonë nuk është vetëm çështje e menaxhimit për Greqinë, por është përgjegjësi e Evropës në tërësi”, tha ajo një konference për media, pasi vizitoi rajonin së bashku me liderët tjerë të BE-së dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. “Ata që duket se po testojnë unitetin e Evropës do të zhgënjehen. Ne do të mbajmë kursin dhe uniteti ynë do të mbizotërojë”, tha ajo.

Turqia ka thënë se kufijte e saj janë të hapur, për migrantët që duan të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian. Një zyrtar i Qeverisë turke ka deklaruar më 27 shkurt, se Turqia nuk do të ndalojë qindra mijëra migrantë, pas sulmeve ajrore në Idlib, ku u vranë 33 ushtarë turq. Menjëherë pas këtij njoftimi, konvoje me mirgrantë u nisën drejt territorit grek.

Policia greke ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërnarë mijëra migrantë që po synojnë të kalojnë në Greqi. Mbi 3.5 milionë refugjatë nga Siria dhe vende tjera të Lindjes së Mesme ndodhën në Turqi. Greqia, që ka qenë rruga kryesore për qindra mijëra migrantë më 2015-2016, që dëshironin të arrinin në vendet evropiane, ka premtuar se nuk do të lejojë një fluks të ri me migrantë.

Baby Boo