BE flet për rastin e veteranëve, kërkon nga politikanët dhe prokurorët të kenë kujdes me deklaratat e tyre


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklarate për media ka treguar se BE-ja është duke e përcjell nga afër çështjen e prokurorit Elez Blakaj.

“Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, përfshirë prokurorinë është e një rëndësie vendimtare në këtë kontekst dhe duhet të sigurohet.

BE i fton të gjithë të përmbahen nga ndonjë sulm kundër institucioneve të sundimit të ligjit, duke përfshirë çdo koment personal dhe shpifës ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve individualë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Më tej në deklaratë thuhet se “Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve të Kosovës në këtë drejtim minojnë parimet kryesore të sundimit të ligjit. Për më tepër, ata gjithashtu dërgojnë sinjale dekurajuese për të gjithë zyrtarët gjyqësorë që merren me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme”.

BE ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, pa asnjë ndërhyrje. /Telegrafi/

Baby Boo