BE e prezanton Kosovën si Republikë (FOTO)


Ish-kryediplomatja e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë- Serbi, Federika Mogherini është shfaqur të martën si moderatore në një forum të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Aty, bazuar në përvojat e luftës në Ukrainë, u diskutua për mundësinë që me anëtarësimin në union të shmanget një situatë e njëjtë edhe në Ballkanin Perëndimor. Në panelin e organizuar nga BE dhe udhëhequr nga Mogherini, nuk pati zyrtarë nga Serbia, derisa Kosova që në përshkrim u cilësua si Republikë, u përfaqësua nga ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla Schwartz.

Baby Boo