BDl shpall Fatmir Deharin shef shtabi të njësisë zgjedhore numër 5


Bashkimi Demokratik për Integrim me emërimin e Fatmir Deharit për Shef Shtabi në njësinë zgjedhore numër 5 ka fortifikuar Kërçovën dhe me këtë ka kthyer besimin tek e gjithë anëtarësia aktuale.
Kryetari aktual i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari nuk njeh humbje gjatë dy cikleve zgjedhore lokale, kurse gjatë zgjedhjeve parlamentare çdoherë ka qenë “fuqia” që ka tërhequr anëtarësime të reja në BDI, por dhe që ka mbajtur në kondicion anëtarësinë.

Dehari premton se njësia zgjedhore numër 5 do të reflektojë më së miri angazhimin maksimal të BDI-së në terren dhe me këtë do të korrë numër rekord votash.
Kujtojmë se Fatmir Dehari gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ishte kryetari i vetëm i BDl së i cili dyfishoi numrin e votave, ai arriti që në kutitë e votimit të sjellë afro 10 mijë vota më shumë në favor të BDl së krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale.

Baby Boo