BDl kërkon mbështetje në rrethin e dytë në Kërçovë


Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Kërçovës, Famir Dehari, kërkon mbështetjen e qytetarëve në raundin e dytë zgjedhor. Ai thotë se janë gëzuar nga kultura e lartë e dëshmuar nga qytetarët në këtë proces zgjedhor e sidomos në ditën e zgjedhjeve ku BDI triumfoi bashkë me qytetarët. Dehari tha se do të vazhdojë takimet me qytetarët edhe në rrethin e dytë. Kërkoi mbështetjen edhe të mërgimtarëve që në balotazh bashkërisht të vulosin fitoren e Kërçovës dhe të ardhmen e saj të ndritur.

“Të dashur mërgimtar ashtu si çdoherë në historinë e këtij kombi dhe në historinë e Kërçovës më të re, siç keni ditur të dëshmoni virtytet të lartat tuajat, të familjeve tuaja edhe kësaj radhe sigurisht se do e bëni të njëjtën. Kërçova është e të gjithëve, Kërçova është e kërçovarëve, natyrisht në demokraci përcaktimin e fituesit e bënë shumica dhe ne jemi shumicë në këtë vend, pavarësisht asaj që jemi të mbështetur edhe nga të gjithë të tjerët, na mbështetësin komunitetit turk, romë por edhe maqedonas.”,- deklaroi kandidati për kryetar në komunën e Kërçovës – BDI, Fatmir Dehari.

Për kandidatit për kryetar në Kërçovë, Fatmir Dehari jo vetëm votat për BDI-në por edhe ato për kundërkandidatin janë dëshmi për një kulturë të lart të kërçovarëve përmes së cilës u përcaktua fituesi. Dehari është i bindur se fitorja në raundin e dytë është e sigurt.

“Jo vetëm votat në kutitë tona, por edhe votat në kutitë e kandidatit tjerë ne i vlerësuam si një kulturë e lartë si një mundësi, një garë elektorale ku përcaktohet më i miri dhe këtë ju me shumicë votash e përcaktuat dhe do ta përcaktoni edhe me 31 tetor për të vazhduar me punë me projektet konkrete siç janë dëshmi e të kaluarës, po ashtu kjo do të jetë dëshmi e të ardhmes për një cilësi jetë më të mirë për një Kërçovë më të bukur dhe për një Kërçovë drejtë Evropës.”,- tha kandidati për kryetar në komunën e Kërçovës – BDI, Fatmir Dehari.

Në Kërçovë Fatmir Dehari hyn në balotazh me 8545 vota kundrejt kundërkandidatit të tij nga VMRO-DPMNE që ka marrë 8801 vota. Duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre në raundin e parë, Dehari kërkoi votë edhe më masovike në rrethin e dytë për të vulosur edhe një herë fitoren e kandidatit shqiptar në Kërçovë