BDI: Vetingu është domosdoshmëri


Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Valdet Xhaferri sot ka marrë pjesë në Konferencën për Vetingun, e organizuar nga “EPI” dhe “Asociacioni Zenith” finansuar nga Bashkimi Evropian (BE). Në fjalën e ti, Xhaferri tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, mbështet në mënyre absolute procesin e Vettingunt si mekanizëm juridik për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet e gjyqësorit në përgjithësi por edhe në organet tjera hetuese në veçanti.

“Pavarësia e gjyqësorit do të ndikoj ne evitimin e drejtësisë selektive në vend, të frymëzuar nga politika dhe biznesi, të aplikuar nga prokurore dhe e zbatuar nga gjykatës me paragjykime nga sisteme te kaluara, me bindje arkaike dhe me prirje korruptive. Ne jemi seriozisht të interesuar që këtë proces pa asnjë kompromise ta kalojnë edhe politikanet në përgjithësi por edhe çdo funksionar i Bashkimit Demokratik për Integrim në veçanti, theksoi ai.
BDI, shtoi ai, e ka dëshmuar edhe praktikisht se është seriozisht e interesuar që institucioni i Vettingut të realizohet duke propozuar edhe ligj në Kuvend i cili do te mundësoj realizimin praktik të këtij mekanizmi juridik në vendin tonë.

“Dua që ta shfrytëzoj edhe këtë konference që të ftoj të gjithë palët, institucionet, dhe organizatat politike që ti japim mbështetje iniciativës së Bashkimit Demokratik për Integrim që ligji i cili është në procedure parlamentare të miratohet në Kuvend dhe i njëjti të implementohet, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve që i kemi përpara nesh. Vettingu si proces dhe mekanizëm juridik tashme është zbatuar brenda organizatës tonë politike duke i realizuar zgjedhjet e brendshme në të cilat kemi zgjedhur mbi 90% struktura dhe figura të reja. Andaj i ftojmë edhe organizatat tjera politike tjera që ta realizojnë vettingun edhe brenda partive politike të tyre. Ky sistem është dëshmuar si i suksesshëm në vende të ndryshme andaj i njëjti duhet të zbatohet edhe në vendin tonë, si rezultat i situatës së rënduar e krijuar brenda 30 viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Valdet Xhaferri.

Baby Boo