BDI: Qytetarët kanë të drejtë të shohin tre kandidatët e tyre për Kryeminisër në debat televiziv


Sot në sheshin Skënderbeu ne Shkup, Bujar Osmani, kishte fjalën e tij para mediave lidhur me mbulimin e barabartë mediatik të gjitha partive, përfshirë këtu edhe trajtimin e barabartë të gjithë kandidatëve për Kryeministër.

Në fjalën e tij Osmani potencoi se “Për herë të parë në histori, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ju mundësohet të zgjedhin më shumë se dy opsione për Kryeministër të tyre. Për herë të parë, nuk janë vetëm dy kandidatë të dy partive maqedonase që kërkojnë këtë pozicion, por edhe një kandidat jo partiak dhe i pavarur shqiptar”.

“Kryeministri ynë i parë shqiptar nuk do të jetë vetëm Kryeministër i shqiptarëve, por i të gjithë qytetarëve dhe ky është një sinjal i fortë për atë që ne e quajmë shtet i barabartë. Është sinjal i fortë për BE-në që vendi ynë është i gatshëm t’i bashkohet familjes evropiane, sepse ne e kemi tejkaluar nacionalizmin dhe ndarjet etnike – theksoi Osmani në fjalën e tij, duke shtuar se “Kryeministri i pavarur dhe jo partiak nuk është vetëm një ofertë për elektoratin shqiptar, por është ofertë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë të pakënaqur me
sistemin politik të këtij pushteti, i cili e mbajti vendin tonë të mbërthyer në luftë politike për shumë vite.

T’ju ofrosh qytetarëve mundësi të re, opsion të tretë, pa dyshim se është një hap i rëndësishëm për progresin e një demokracie të zhvilluar, për këtë arsye ne ju bëjmë thirrje Mickovskit dhe Zaevit të dalin në debat publik, ku të tre kandidatët mund ti paraqesin dhe t’i diskutojnë idetë e tyre për të ardhmen e vendit tonë – potencoi Osmani.
Në fund të fjalës së tij, Bujar Osmani, nga mediat kërkoi që me respekt të plotë ndaj përgjegjësisë së tyre demokratike dhe në interes të publikut, të sigurojnë barazi në debate dhe t’i sigurojnë audiencës së tyre, debate të ndershme, mes tre kandidatëve për Kryeministër, ku ne presim debate interesante mes dy kandidatëve maqedonas Zaev dhe
Mickovski si dhe kandidatit të parë shqiptar për Kryeministër, Naser Ziberi.

Baby Boo