BDI: Nesër nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian


Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Nesër, e martë 19 korrik 2022, në Bruksel, Maqedonia e Veriut dhe Bashkimi Europian mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare që shënon nismën e negociatave aderuese pas shumë viteve pritje për vendin dhe qytetarët tanë.

Po ashtu nesër, fillon procesi i screening-ut nga Bashkimi Europian i të gjitha institucioneve tona, proces ky që do të na përafrojë edhe më tepër me standardet europiane.

BDI konsideron që Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vepruan drejt, guximshëm dhe me mençuri në lidhje me propozimin e Këshillit të BE-së, me ç’rast nisin negociatat, si dhe ruhet dhe konfirmohet identiteti, gjuha, kultura e maqedonasve.

Forcat destruktive në shërbim të agjendave të huaja vazhdojnë me mbjelljen e politikave të frikës tek qytetarët me krijimin e situatave të paqena për të krijuar tensione politike, etnike dhe të sigurisë me qëllimin e vetëm të përfitimeve partiake, por qytetarët u distancuan nga këto skenare izoluese dhe destruktive duke mos marrë pjesë në protestat anti BE.

Koha do ta dëshmojë se kush ka të drejtë e kush po keqpërdor të ardhmen e vendit për fushatë partiake dhe në shërbim të agjendave të huaja.

Baby Boo