BDI: Mbledhja “Maratonike” e kryesisë qendrore pa epilog (VIDEO)


Ministrat me një anë, e Kryesia e partisë në anën tjetër, e gatshme për të dëgjuar se çfarë kanë bërë përfaqësuesit në ekzekutiv gjatë mandatit 2 vjeçar. Në rend të ditës ishin 4 pika, vlerësimi i situatës politike, miratimi i rregullores së partisë dhe formimin e sekretariateve. Por, pika më e nxehtë ishte llogaridhënia e Ministrave. Ende pa filluar prezantimi i ministrave, grupi i pakënaqurve e kishte formuar mendimin për punën e ekzekutivit.

”Mendojmë që performanca është e dobët. Përveç se Maqedonia ka pasur në politikë të jashtme sukses është hap rruga për integrim, jemi anëtarë të NATO-s kurse resorët ekonomik lënë për të dëshiruar. Për shkak të performancës do të kërkojmë të ketë lëvizje të pozicioneve” – tha Musa Xhaferi.

Disa persona ende pa filluar ju të raportoni, ata janë të bindur se nuk e keni bë punën mirë. Si do ti bindni ata se keni bë?
”Është e drejtë demokratike që secili të vjen me mendimin e vet por edhe të ndërron mendimin gjatë mbledhjes, por edhe të mbet në atë qëndrim”- tha Bujar Osmani. Pas mbledhjes që zgjati dhjetë orë, ministrat dolën të lodhur…

E Ahmeti u ndal për të thënë atë që mund ta ndante me opinionin, duke e pas parasysh se kjo mbledhje do të vazhdojë me 19 nëntor e aty do të thuhen gjërat që mbeten pa u thënë. Nëse kërkohet nga Këshilli qendror që të vendoset edhe një pikë shtesë ku do të jetë ndryshimi i ekzekutivit, si do të votonit ju si anëtarë i Kryesisë?

”Unë, varet a e vendos në votim apo e fus në rend të ditës. Unë e fus në rend të ditës pa e futur fare në votim çdo pikë që e propozojnë anëtarët e kryesisë dhe jam i hapur për debat” – deklaroi Ali Ahmeti. Sipas Ahmetit, BDI është subjekt më i suksesshëm në rajon për shkak se ai asnjëherë nuk ka marrë vendim kokë me vete, pa e konsultuar partinë. Sipas paralajmërimeve, në mbledhjen e ardhshme, nga grupi i pakënaqurve do të kërkohen shkarkime dhe vendime konkrete. /KlanMacedonia/

Baby Boo