BDI: Mashtruesi Taravari mbjellë krimin në komunën e Gostivarit | DESHMI


BDI, dega në Gostivar ka vijuar me akuza drejtuar kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari rreth furnizimeve publike.  

Kumtesa integrale: 

Pos mashtrimeve, manipulimeve dhe nënçmimit të qytetarëve, faktet flasin që Taravari është zhytur thellë edhe në keqpërdorime dhe shkelje serioze ligjore në procedurat e furnizimeve publike në komunën e Gostivarit.

Derisa Taravari merret me deklarata spekulative dhe komfuze, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar përmes dëshmive denoncon keqpërdorimet në detyrën e tij zyrtare.

Taravari pohon publikisht që furnizimet publike bëhen në mënyrë të përkryer dhe në përpythje me ligjin, por organet zyrtare kompetente konstatojnë të kundërtën. Komisioni Shtetëror për ankesa gjatë furnizimeve publike, me datë 06.06.2018 solli vendimin me numër rendor: 09-347/7, ku konstatohen shkelje ligjore sa i përket furnizimit publik për realizimin e punimeve – nënvizim i sinjalizimit horizontal në komunikacion në rrugët komunës.

Kliko – Dëshminë nr: 1

Komisioni Shtetëror për ankesa gjatë furnizimeve publike konstaton që: “autoriteti kontraktues (komuna e Gostivarit), ka kryer shkelje të rëndësishme të nenit 210, paragrafit 1, alinesë 6 të ligjit për furnizime publike.

“Komisioni Shtetëror për ankesa gjatë furnizimeve publike konstatoi që krahas asaj që ofertuesi “Ron Grup” Doo Gostivar, nuk i ka përmbushur të dhënat nga pjesa II – oferta teknike në formularin e ofertës, i njëjti është evauluar nga ana e autoriteti kontraktues dhe është ftuar për pjesëmarrje në ankandin elektronik në kundërshtim me dokumentacionin tenderik dhe rregullave nga ligji për furnizime publike”, thuhet në vendimin origjinal nga ky komision.

Për shkak të konstatimit për shkelje të ligjit për furnizime publike, Komisioni Shtetëror për ankesa gjatë furnizimeve publike ka anuluar vendimin për zgjedhje të ofertës më të volitshme. Po ashtu, Komisioni Shtetëror për ankesa gjatë furnizimeve publike ka anuluar edhe procedurën për furnizimin publik.

Konstatimet e tilla nga organet kompetente, tregojnë qartë që Taravari jo që po kryen keqpërdorime por e shkel ligjin me dy këmbë.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar sjell dëshmi të tjera që nxjerrin në pozicionin e manipulatorit, Taravarin. BDI konstatoi që Taravari po kurdisë furnizimet publike.

Rast tjetër eklatant është konkursi me numër rendor: 24-1007/2, data: 15.05.2018 për përzgjedhjen e projektit ideror për ndërtimin e “Aqua” Parkut të shpallur nga komuna e Gostivarit.

 

Sipas dëshmive materiale, konstatohet që kompania projektuese ka përgatitur projektin para se të shpallej konkursi nga komuna e Gostivarit. Në projektin ideor të kompanisë që fitoi furnizimin publik, shihet qartë fotografitë e bëra gjatë stinës së dimrit nga vendi ku është paraparë me plan detal është planifikuar Sport dhe rekreacion. Nga ky fakt, konstatojmë që fotografitë nga lokacioni i paraparë në planin detal janë realizuar në periudhën dimrore, kurse Taravari furnizimin publik e ka shpallur me datë 15.05.2018, gjë që dëshmon që procedura e tenderimit është bërë formalisht dhe firma fituese ka qenë e paracaktuar.

Kliko – Dëshmia nr 3

Me këtë veprim, Taravari ka shkelur ligjin për furnizime publike ku saktësohet që: “Konkurenca mes operatorëve ekonomik duhet të ketë trajtman të barabartë dhe mosdiskriminim të operatorëve ekonomik, transparencë dhe integritet në procedurën e shpërndarrjes së marrëveshjeve për furnizime publike, racionalitet dhe shfrytëzim efikas të mjeteve në procedurën për  ndarjen e  marrëveshjeve për furnizime publike.

Dëshmitë e prezantuara përfshirë edhe vendimin e Komisionit Shtetëror për ankesa gjatë furnizimeve, tregojnë qartë që Taravari mashtron dhe bënë shkelje ligjore. BDI, të gjitha dëshmitë materiale që posedon do t’i dorëzojë tek organet e hetuesisë.

Në qoftë se këto dëshmi paraqesin mashtrime për Taravarin, atëherë prononcimet e tilla nga ana e tij nuk mund të kualifikohen ndryshe përveçse nënçmim i intelegjencës së qytetarëve të Gostivarit. Duke pasur për bazë këto fakte materiale, rezulton që kryekrimineli i Gostivarit ka vetëm një emër, Arben Taravari.

BDI – Gostivar  

Baby Boo