BDI: Listat tona për këshilltarë përbëhen nga shoqëria civile, rinia dhe gratë


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në afatin ligjor ka dorëzuar
Listat e kandidatëve për anëtarë në Këshillat Komunal dhe Listën e
kandidatëve për Kryetar komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen më
17 tetor të këtij viti.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me gjithsej 35 Lista të
kandidatëve për Këshilla Komunal, ndërsa me kandidat për kryetar do të
garojmë në gjithsej 19 komuna.

Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga persona
profesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listat tona
përbëhen me emra eminent nga shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra
si dhe personalitete të suksesshëm në sfera të ndryshme.

Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë
dhe Kumanovë bartëse të Listave për në Këshillë komunal do të jenë nga
gjinia femërore.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me këto personalitete do të
jetë fituese apsolute në zgjedhjet e ardhshme lokale me ç’rast në fokus
do të ketë realizimin e programit parazgjedhor që ka për qëllim të
përmirësimit të standardit të qytetarëve.

Baby Boo