BDI: Komuna e Tetovës të mos shantazhojë qytetarët përmes rritjes së faturave për shërbime që nuk i ofron


Dega e BDI në Tetovë, sot përmes një konference për media ka akuzuar komunën e Tetovës për ritjen e çmimeve për mbeturinat.

Fjalimi i plotë:

Tani e tutje, falë udhëheqësisë së komunës së Tetovës qytetarët do të paguajnë 4 fishin e asaj që kanë paguar deri më tani për mbeturinat. Këtë e dëshmojnë mmë së miri faturat që kanë arritur nga kompania SaunerMacher tek qytetarët, kompani kjo e kontraktuar nga ana e komunës së Tetovës për të menaxhuar me mbeturinat e qytetarëve.

Siç edhe mund të shihni, qytetarët që deri tani kanë paguar nga 300 denarë tani e tutje do të paguajnë nga 1300 denarë në muaj, për një vit një familje do të shpenzojë 200 euro më tepër, falë vendimeve të padrejta të individëve që po udhëhqëin me komunën e Tetovës.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e paaftësisë për të menaxhuar me institucionet komuale duke i bërë të njejtat me parneritet publiko-privat, vetëm e vetëm për të përfituar personat e rrethit të ngushtë të tyre.

Ndërsa e gjithë kjo po shkon në kuriz të qytetarëve dhe ndikim drejtpërdrejt në buxhetin familjar të të gjithëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarët e Tetovës detyrohen të paguajnë për shërbime fiktive që fare nuk i marin, shembull janë faturat e mbeturinave që kemi siguruar nga vendbanimet Poroj dhe Xhepçisht, ku qytetarët paguajnë për kanalizim dhe ujë të pijshëm, ndërsa nuk kanë sistem të kanalizimit dhe ujin e pijshëm e menaxhojnë bashkëistë lokale të këtyre vendbanimeve me mjete vetanake.

Komuna e Tetovës gjatë ditës së djeshme ka bërë apel që të gjithë qytetarët me fatura të larta të shkojnë në zyrat e tyre dhe të ankohen ndërsa vetë këshilltarët e partisë që udhëheq me komunën e Tetovës, në Këshillin komunal para disa javëve votuan rritjen e çmimit të shërbimeve komunale.

E gjithë kjo me sa duket po bëhet për të vetmen arsye që kjo strukturë të jetë në kontakt me qytetarët dhe të shantazhojë të njejtët.

Kryesia aktuale e komunës së Tetovës, nuk kursen asgjë për të arritur interest e tyre të ngushta.

I bëjmë thirrje publike që të mos ju bëjnë presion dhe të mos i shantazhojnë qytetarët por të meren me punët dhe obligimet që i takojnë një udhëheqësie si për shembull mbrojtja dhe siguria e qytetarëve dhe pastrimi i qytetit nga mbeturinat që kundërmojnë gjithandej.Ju faleminderit.

Baby Boo