BDI kërkon që të shumëfishohen testimet për koronavirus


Nga Bashkimi Demokratik për Integrim vlerësojnë se përveç masave për distancë sociale dhe mbajtje të detyrueshme të maskave si pasojë e pandemisë Covid-19, duhet të realizohen edhe testim masiv i popullatës me qëllim që institucionet të monitorojnë më lehtë epideminë me çka, sipas tyre gradualisht do të lehtësohen edhe masat shtrënguese.

“Edhe pse vendi jonë është në nivel të vendeve tjera në rajon dhe më gjerë me numrin e testimeve në proporcion me popullatën, kjo duhet dhe do të rritet. Duhet të prijmë në rajon dhe të jemi së paku në nivel me vendet e zhvilluara në Evropë.

Si një vend anëtar i ardhshëm i BE-së, ne duhet të veprojmë tashmë si një vend i BE-së. Ne duhet të shumëfishojmë numrin e testimeve dhe të bëjmë të paktën 500 teste në ditë, për të arritur 750 në ditë për një kohë të shkurtë.

Kjo do të thotë, që ne nuk duhet të testojmë vetëm qytetarët me simptoma dhe njerëzit që kanë qenë në kontakt me njerëzit e infektuar, për t’i izoluar me kohë dhe kështu të mbrojmë pjesën tjetër, por ky rreth i testimeve duhet rritur dita ditës.

Rritja e testimeve pas një strategjie serioze – është thelbësore për të luftuar virusin në vendin tonë, por edhe për të hequr kufizimet dhe për t’iu rikthyer një normaliteti sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së.

Baby Boo