BDI ka dorëzuar propozim Ligjin për veting në procedurë të përshpejtuar parlamentare


Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvendin e Republikës ka dorëzuar propozim Ligjin për veting në procedurë të përshpejtuar parlamentare, kumtojnë nga kjo parti, transmeton Portalb.mk.
Siç njoftohet në kumtesën e BDI-së, Ligji për themelimin e agjencisë për kontroll të bartësve të funksioneve dhe kandidatëve për bartës të funksioneve parasheh zgjedhjen e një trupi rregullator në Kuvend i cili do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve.
Ky ligj parasheh kontrollin e të gjithë bartësve aktual të funksioneve, por edhe të gjithë atyre që kandidojnë për funksione, para se të zgjidhen, dhe botimin publik të një certifikate me informacione të plotë për secilin kandidat.

Ky hap garanton transparencë dhe informacion të plotë për qytetarët mbi secilin kandidat për bartës të funksionit pra se ata të zgjidhen dhe ndalon propagandën, lajmet e rreme dhe shpifjet.
“Ftojmë të gjithë deputetët dhe partitë politike të cilat angazhohen për figura të pakompromituara në politikë, gjykata dhe prokurori që ta mbështesin këtë propozim ligj dhe ta miratojmë sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në fund të kumtesës.

Këshilli Gjyqësor u “zgjua nga gjumi”, pasi kryeministrit Zoran Zaev, kërkoi që të vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve. Paralelisht me Këshillin Gjyqësor, gjykatësit do t’i kontrollojë dhe Antikorrupsioni.
Dhe ky është një lloj “vetingu”, pasi që atë sipas modelit të Shqipërisë nuk e lejoi Bashkimi Evropian.
Kritika të ashpra për gjendjen e gjyqësorit ka dhënë edhe presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e fundvitit në Kuvend, i cili porositi pushtetin e ri që do të zgjidhet nga zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit të vitit 2020 që të fillojë me pastrimin e gjyqësorit, por fillimisht me pastrimin e politikanëve.
VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Baby Boo