BDI-ja synon kryeministrin e parë shqiptar


Bashkimi Demokratik për Integrim në sot kremton 18 vjetorin e themelimit të partisë. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmetit përmes një statsui në rrjetet sociale me rastin e 18 vjetorit te themelimit te partisë është shprehur se synimi i kësaj partie është kryeministri i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkarisht edhe qëllimin tonë të rradhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkarisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!”

Baby Boo