BDI: Ja lista fitimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mblodhi sot Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Gostivarit.
Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti ka bërë një përmbledhje të vitit të kaluar nga aspekti i zhvillimeve politike aktuale në vend dhe në rajon.

Fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale padyshim se do të vijon kujdesin edhe më të madh për ambientin jetësor, mirëmbajtje të rregulltë të infrastrukturës rrugore, rrjet të rregulluar të ujësjellësit dhe të kanalizimit, infrastrukturë bashkëkohore sportive dhe rekreative, shkolla të mirëmbajtura dhe të renovuara rregullisht.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me propozim të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm unanimisht zgjodhen listën e kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Në vijim ju përcjellim listën e kandidatëve:
Ejup Abazi – Studeniçan, Suat Shaqiri – Çashkë, Hekuran Duka – Dibër, Erkan Arifi – Likovë, Nebi Rexhepi – Vrapçisht, Ramiz Merko – Strugë, Fatmir Izairi – Zhelinë, Besnik Emshiu – Bogovinë, Nuhi Neziri – Tearcë, Ali Jaoski – Pllasnicë, Arkin Jahii – Brvenicë, Blerim Bexheti – Saraj, Visar Ganiu – Çair, Fatmir Dehari – Kërçovë, Nevzat Bejta – Gostivar, Teuta Arifi – Tetovë, Ridvan Ibrahimi – Haraçinë

Kandidati për komunën Dollnen do të përcaktohet në ditët në vijim nga z. Ali Ahmeti.
Ndërsa bartës për listën e këshilltarëve në qytetin e Shkupit është përcaktuar, Adrian Muça

Baby Boo